Arrestohet një grua në Fushë Kosovë, e goditi një këmbësor me veturë dhe e bëri për spital

Një aksident trafiku me lëndime trupore ka ndodhur të mërkurën pasdite në Fushë Kosovë. Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur më 5 shkurt 2026, rreth orës 16:10, ku një vozitëse kosovare, nga pakujdesia dyshohet se ka goditur një këmbësor mashkull kosovar, transmeton lajmi.net. Si pasojë e goditjes, këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar…

Lajme

06/02/2026 09:04

Një aksident trafiku me lëndime trupore ka ndodhur të mërkurën pasdite në Fushë Kosovë.

Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur më 5 shkurt 2026, rreth orës 16:10, ku një vozitëse kosovare, nga pakujdesia dyshohet se ka goditur një këmbësor mashkull kosovar, transmeton lajmi.net.

Si pasojë e goditjes, këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.

Postimi i plotë: 

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Fushë Kosovë / 05.02.2026 – 16:10. Vozitësja femër kosovare me veturë, nga pakujdesia dyshohet se ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, i cili si pasojë ka pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./lajmi.net/