​Defekt në trafon e qytetit, disa reparte të Spitalit të Mitrovicës mbesin pa energji elektrike

Si pasojë e një defekti në furnizimin me energji elektrike në trafon e qytetit të Mitrovicës, në të cilën është i lidhur Spitali i Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri”, aktualisht disa reparte kanë mbetur pa energji elektrike. Bëhet e ditur se pjesët vitale të Spitalit janë duke u furnizuar përmes gjeneratorëve, ndërsa shërbimet emergjente dhe funksionet kryesore…

Lajme

06/02/2026 08:46

Si pasojë e një defekti në furnizimin me energji elektrike në trafon e qytetit të Mitrovicës, në të cilën është i lidhur Spitali i Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri”, aktualisht disa reparte kanë mbetur pa energji elektrike.

Bëhet e ditur se pjesët vitale të Spitalit janë duke u furnizuar përmes gjeneratorëve, ndërsa shërbimet emergjente dhe funksionet kryesore po vazhdojnë pa ndërprerje.

Në njoftimin e spitalit bëhet e ditur se ekipet e KEDS-it janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit, ndërsa rikthimi i furnizimit me energji elektrike pritet të ndodhë shumë shpejt.