Kusari-Lila thotë se i kanë 65 vota për Qeverinë Kurti 3, por se përmend çështjen e Presidentit

Mimoza Kusari-Lila e Alterantivës në kuadër të Vetëvendosjes ka thënë se i kanë 65 vota për të zgjedhur Qeverinë Kurti 3. Ajo qëndron e heshtur se si do të bëhet puna e presidentit të ri që duhet të votohet deri më 4 mars. “Ne jemi një grup parlamentar me 57 deputetë, dhe natyrisht me një…

Lajme

06/02/2026 08:39

Mimoza Kusari-Lila e Alterantivës në kuadër të Vetëvendosjes ka thënë se i kanë 65 vota për të zgjedhur Qeverinë Kurti 3.

Ajo qëndron e heshtur se si do të bëhet puna e presidentit të ri që duhet të votohet deri më 4 mars.

“Ne jemi një grup parlamentar me 57 deputetë, dhe natyrisht me një bashkëpunim prej tetë deputetë nga grupi parlamentar i komuniteteve joshumicë joserbe, përfshirë edhe Rashiqin. Ne nuk jemi takuar ende bashkërisht për të diskutuar formën e votimit në grupin tonë parlamentar”, ka thënë Kusari-Lila në Klan Kosova.