Ndalohet për 48 orë djali i cili dyshohet se tentoi të vras babain me sëpatë në Deçan

Një ngjarje e rëndë u raportua të ketë ndodhur mbrëmë në Deçan, ku djali sulmoi fizikisht me sëpatë babain e tij duke tentuar ta privojë nga jeta. Policia e Kosovës pak orë pas ngjarjes ka arritur që ta arrestojë të dyshuarin për tentim-vrasje, K.M. Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës,…

Lajme

06/02/2026 08:21

Një ngjarje e rëndë u raportua të ketë ndodhur mbrëmë në Deçan, ku djali sulmoi fizikisht me sëpatë babain e tij duke tentuar ta privojë nga jeta.

Policia e Kosovës pak orë pas ngjarjes ka arritur që ta arrestojë të dyshuarin për tentim-vrasje, K.M.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

Nikçi njoftoi se me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Brenda afatit ligjor, prokurori do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale”,theksoi ai.

I njëjti shtoi mbrëmë se viktima, pasi është goditur me sëpatë dhe u trajtua në spital, tashmë gjendet jashtë rrezikut për jetë./Lajmi.net/