Rasti në Deçan, Prokuroria autorizon Policinë për lokalizimin dhe arrestimin e personit që dyshohet se e ka goditur me sopatë babain e tij
Një rast i rëndë është regjistruar sot në komunën e Deçanit, ku një person ka tentuar të sulmojë babanë e tij. Viktima është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa Policia e Kosovës dhe Prokuroria po punojnë për zbardhjen e rrethanave të incidentit. Shkodran Nikçi, zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Pejës, për lajmi.net ka folur në lidhje…
Lajme
Një rast i rëndë është regjistruar sot në komunën e Deçanit, ku një person ka tentuar të sulmojë babanë e tij.
Viktima është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa Policia e Kosovës dhe Prokuroria po punojnë për zbardhjen e rrethanave të incidentit.
Shkodran Nikçi, zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Pejës, për lajmi.net ka folur në lidhje me rastin.
“Bëhet fjalë për një rast ku i biri dyshohet se ka goditur me sopatë babain e tij. Prokurorja e Krimeve të Rënda ka autorizuar Policinë për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar,” tha Nikçi./lajmi.net/