Ekstradohet nga Britania e Madhe në Kosovë një i dyshuar për grabitje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një shtetas kosovar, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar, është ekstraduar nga Britania e Madhe në Kosovë. Sipas njoftimit, ekstradimi është realizuar më 5 shkurt 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë. I dyshuari,…

Lajme

05/02/2026 21:02

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një shtetas kosovar, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar, është ekstraduar nga Britania e Madhe në Kosovë.

Sipas njoftimit, ekstradimi është realizuar më 5 shkurt 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë. I dyshuari, me inicialet R.K., ishte arrestuar nga autoritetet britanike, pasi kërkohej nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës për veprën penale “grabitje”, ndërsa dyshohet se i ishte shmangur drejtësisë, transmeton lajmi.net.

Policia ka theksuar se ky ekstradim është realizuar falë bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional ndërmjet autoriteteve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Britanisë së Madhe.

Pas ekstradimit, i dyshuari i është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë në rajonin e Prishtinës, për vazhdimin e procedurave të mëtejme ligjore.

Postimi i plotë: 
Ekstradohet nga Britania e Madhe për në Kosovë, i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar
Prishtinë, më 5 shkurt 2026
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datë 05.02.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit Kosovar R.K. nga Britania e Madhe për në Kosovë.
I dyshuarit ishte arrestuar nga autoritete e Britanisë, pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës, për veprat penale “Grabitje” dhe se i njëjti iu ishte shmangur drejtësisë.
Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve të R. Kosovës dhe atyre Britanike.
I dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Prishtinës për vazhdim me procedurat tjera ligjore./lajmi.net/