Osmani takon Kryeministrin e Lesotos në Samitin Botëror të Qeverisjes: Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Mbretërisë së Lesotos, Sam Matekane, në kuadër të Samitit Botëror të Qeverisjes. Në një postim publik, Osmani ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit bilateral me Lesoton, si dhe për forcimin e partneriteteve me shtete dhe partnerë…

Lajme

05/02/2026 20:51

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Mbretërisë së Lesotos, Sam Matekane, në kuadër të Samitit Botëror të Qeverisjes.

Në një postim publik, Osmani ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit bilateral me Lesoton, si dhe për forcimin e partneriteteve me shtete dhe partnerë nga mbarë bota, transmeton lajmi.net.

Ajo ka nënvizuar se këto bashkëpunime janë në interes të ndërsjellë të qytetarëve dhe kontribuojnë në avancimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të Kosovës.

Postimi i plotë:

Në kuadër të Samitit Botëror të Qeverisjes, takova Kryeministrin e Lesotos, Sam Matekane.
Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me Lesoton dhe me partnerë nga mbarë bota, në interes të ndërsjellë të qytetarëve tanë. 🇽🇰🇱🇸./lajmi.net/