Ballkani vazhdon me përforëcime, zyrtarizon mesfushorin bullgar

Skuadra e Ballkanit ka vazhduar edhe ditën e sotme me përforcime, para nisjes së sezonit pranveror. Klubi suharekas ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit billgar, Stanislav Petkov. ”Petkov luan si mesfushor defensiv dhe pritet të përforcojë dukshëm këtë repart me agresivitetin dhe aftësitë e tij mbrojtëse. Me një vlerë tregu në rritje dhe eksperiencën e fundit…

Sport

05/02/2026 17:28

Skuadra e Ballkanit ka vazhduar edhe ditën e sotme me përforcime, para nisjes së sezonit pranveror.

Klubi suharekas ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit billgar, Stanislav Petkov.

”Petkov luan si mesfushor defensiv dhe pritet të përforcojë dukshëm këtë repart me agresivitetin dhe aftësitë e tij mbrojtëse. Me një vlerë tregu në rritje dhe eksperiencën e fundit te Tabor Sezana, ai është gati për aventurën e re me ne.”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Ky është transferimi i katërt brenda pak ditësh, pas Toni Domgjonit, Ebrima Gaye dhe Arben Nikprelaj.