Presidentja Osmani takohet me Kryeministrin e Mbretërisë së Eswatinit gjatë Samitit Botëror të Qeverisjes
Gjatë Samitit Botëror të Qeverisjes, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u takua me Kryeministrin e Mbretërisë së Eswatinit, Russell Mmiso Dlamini. Takimi fokusohej në thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimin në forume ndërkombëtare, raporton lajmi.net Në një postim në rrjetet sociale, Presidentja Osmani shkroi se gjatë takimit shprehu mirënjohjen për njohjen e hershme…
Lajme
Gjatë Samitit Botëror të Qeverisjes, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u takua me Kryeministrin e Mbretërisë së Eswatinit, Russell Mmiso Dlamini.
Takimi fokusohej në thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimin në forume ndërkombëtare, raporton lajmi.net
Në një postim në rrjetet sociale, Presidentja Osmani shkroi se gjatë takimit shprehu mirënjohjen për njohjen e hershme të pavarësisë së Kosovës nga Eswatini, si dhe gatishmërinë për të avancuar lidhjen e marrëveshjeve konkrete në fusha me interes të dyanshëm.
Po ashtu, palët diskutuan mbi koordinimin më të ngushtë në forume multilaterale dhe riafirmuan përkushtimin për partneritete të ndërtuara mbi respekt dhe vizion të përbashkët për paqe dhe zhvillim.
Ky takim nënvizon rëndësinë e diplomacisë së Kosovës dhe përpjekjet për forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare përmes dialogut dhe bashkëpunimit rajonal dhe global./Lajmi.net/