Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë takon shefin e EULEX-it për bashkëpunim në drejtësi dhe transparencë

Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Ngadhnjim Arrni, ka pritur në takim shefin e Njësisë së Monitorimit të EULEX-it, Hubert van Eck Koster. Zyrtari i EULEX në këtë takim ka shkuar për të diskutuar kërkesën për “sigurimin e aksesit të mëtejshëm të papenguar për monitoruesit e drejtësisë, si dhe për temat që lidhen me trajtimin…

Lajme

05/02/2026 14:59

Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Ngadhnjim Arrni, ka pritur në takim shefin e Njësisë së Monitorimit të EULEX-it, Hubert van Eck Koster.

Zyrtari i EULEX në këtë takim ka shkuar për të diskutuar kërkesën për “sigurimin e aksesit të mëtejshëm të papenguar për monitoruesit e drejtësisë, si dhe për temat që lidhen me trajtimin e rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Në një njoftim, gjykata thotë se “qëllimi i takimit ishte urimi i Kryetarit Arrni për marrjen e detyrës së re, shprehja e mbështetjes institucionale, si dhe riafirmimi i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve”.

Palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm “në funksion të forcimit të sundimit të ligjit dhe transparencës në sistemin e drejtësisë”.