Grabitje e armatosur në Prizren, Policia arreston tre të dyshuar – Iu sekuestrohen prova për rastin

Mbrëmë pas mesnate, Policia në Prizren ka pranuar një ankesë në lidhje me një grabitje. Sipas viktimave, tre persona të maskuar dhe të armatosur me thikë e pistoleta, duke i kanosur kanë marrë një shumë parash që ata kishin me vete. Policia ka identifikuar katër persona të dyshuar. I dyshuari Nr.1 është arrestuar pranë një…

Lajme

05/02/2026 13:59

Mbrëmë pas mesnate, Policia në Prizren ka pranuar një ankesë në lidhje me një grabitje.

Sipas viktimave, tre persona të maskuar dhe të armatosur me thikë e pistoleta, duke i kanosur kanë marrë një shumë parash që ata kishin me vete.

Policia ka identifikuar katër persona të dyshuar.

  • I dyshuari Nr.1 është arrestuar pranë një lokali në Prizren. Gjatë bastisjes, në trupin e tij është gjetur një armë, ndërsa në automjetin e tij janë gjetur një armë tjetër, dy maska, doreza dhe rroba të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjes.
  • Me një plan taktik të mbështetur nga njësit tjera, edhe dy të dyshuar të tjerë janë arrestuar në një lokacion tjetër në Prizren.
  • Me urdhër të Prokurores së rastit, janë realizuar bastisje në shtëpitë e njërit prej të dyshuarve dhe në një lokal, ku janë gjetur prova shtesë.

“Dy nga të dyshuarit, në prezencë të avokatëve mbrojtës, kanë pranuar veprën e kryer. Me urdhër të Prokurorit kujdestar, tre të dyshuarit: K.K. (20 vjeç), Sh.G. (20 vjeç), L.G. (36 vjeç) janë ndaluar për 48 orë. I dyshuari i katërt, V.S., nuk është hasur në shtëpi dhe aktualisht gjendet në arrati. Rasti vazhdon të hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve – Prizren, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/