Ndërron jetë zyrtari i Doganës, Enis Thaqi
Dogana e Kosovës, ka njoftuar se është ndarë nga jeta zyrtari i Doganës, Enis Thaqi. Ata kanë thënë se gjatë gjithë karrierës së tij, enis Thaqi është dalluar për profesionalizmin, përkushtimin e jashtëzakonshëm dhe integritetin në detyrë, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm dhe duke lënë një gjurmë të pashlyeshme tek të gjithë kolegët. “Drejtori…
Lajme
Dogana e Kosovës, ka njoftuar se është ndarë nga jeta zyrtari i Doganës, Enis Thaqi.
Ata kanë thënë se gjatë gjithë karrierës së tij, enis Thaqi është dalluar për profesionalizmin, përkushtimin e jashtëzakonshëm dhe integritetin në detyrë, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm dhe duke lënë një gjurmë të pashlyeshme tek të gjithë kolegët.
“Drejtori i Përgjithshëm, z. Agron Llugaliu, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve të tij, duke theksuar humbjen e madhe që kjo ndarje sjell për komunitetin tonë profesional. Mungesa e tij do të ndihet thellë, ndërsa kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat dhe në kujtesën tonë. U prehtë në paqe”, ka njoftuar Dogana e Kosovës. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: