Kosova pjesëmarrëse në konferencën ndërkombëtare për IA, në Abu Dhabi
Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca, mori pjesë më 2 dhe 3 shkurt 2026 në konferencën ndërkombëtare “Ripërcaktimi i auditimit në epokën e Inteligjencës Artificiale” dhe në Samitin Botëror të Qeverisjes në Abu Dhabi, të organizuar nga Autoriteti i Llogaridhënies i Emirateve të Bashkuara Arabe. Konferenca bashkoi drejtues të Institucioneve Supreme të Auditimit nga…
Lajme
Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca, mori pjesë më 2 dhe 3 shkurt 2026 në konferencën ndërkombëtare “Ripërcaktimi i auditimit në epokën e Inteligjencës Artificiale” dhe në Samitin Botëror të Qeverisjes në Abu Dhabi, të organizuar nga Autoriteti i Llogaridhënies i Emirateve të Bashkuara Arabe.
Konferenca bashkoi drejtues të Institucioneve Supreme të Auditimit nga më shumë se 20 vende dhe u fokusua në ndikimin e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale në rritjen e efikasitetit, transparencës dhe saktësisë së procesit të auditimit publik. Pjesëmarrësit ndanë praktikat më të fundit, prezantime interaktive dhe shembuj praktikë të përdorimit të AI në auditime, njofton Zyra Kombëtare e Auditimit.
Bëhet e ditur se gjatë konferencës, auditorja Spanca zhvilloi takime të veçanta me homologë nga Zvicra, Malta, Estonia, Sllovakia dhe Maqedonia e Veriut, duke forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe shkëmbimin e përvojave profesionale.
Po ashtu, Spanca mori pjesë në Samitin Botëror të Qeverisjes, ku u diskutuan temat e qeverisjes së mirë, inovacionit digjital dhe sfidave të së ardhmes, duke rritur rolin dhe vizibilitetin e Institucionit të Auditimit të Kosovës në nivel global.