Dy të mitur lëndohen rëndë në përleshje në Lipjan, tre të arrestuar – Pamje
Dy të mitur kanë pësuar lëndime të rënda trupore pasditen e së mërkurës në Lipjan, ku dyshohet se është përdorur edhe thikë. Viktimat janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor. Nga Policia e Kosovës për lajmi.net është bërë e ditur se përleshja përfundoi me arrestimin e tre personave. Po ashtu,…
Lajme
Dy të mitur kanë pësuar lëndime të rënda trupore pasditen e së mërkurës në Lipjan, ku dyshohet se është përdorur edhe thikë. Viktimat janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.
Nga Policia e Kosovës për lajmi.net është bërë e ditur se përleshja përfundoi me arrestimin e tre personave. Po ashtu, janë konfiskuar objekte të përdorura gjatë incidentit, përfshirë një shufër metalike.
“Lëndim i rëndë trupor – Lipjan, 04.02.2026, 17:30. Është raportuar për një rrahje mes disa personave, ku si pasojë dy viktima meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK. Tre të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe nga ta është konfiskuar një shufër metalike. Të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje,” thuhet në përgjigjen e Policisë për lajmi.net.
Ndërkaq, pamjet nga konflikti mes të rinjve tashmë janë publikuar, duke dokumentuar incidentin. /Lajmi.net/