Pacolli për “gazetarët me maskë”: Asnjëherë s’kam dalë para gjykate apo prokurorisë – qetësia shpirtërore është e çmuar

Biznesmeni dhe politikani i njohur Behgjet Pacolli ka reaguar fuqishëm ndaj përfoljeve dhe kërcënimeve ndaj emrit të tij, duke theksuar se gjatë mbi 60 vjet veprimtarie profesionale nuk është ballafaquar asnjëherë me gjykatë apo prokurori për ndonjë vepër penale. Ai publikoi këtë reagim përmes një postimi në rrjetet sociale, ku nxori në pah se certifikatat…

Lajme

05/02/2026 13:13

Biznesmeni dhe politikani i njohur Behgjet Pacolli ka reaguar fuqishëm ndaj përfoljeve dhe kërcënimeve ndaj emrit të tij, duke theksuar se gjatë mbi 60 vjet veprimtarie profesionale nuk është ballafaquar asnjëherë me gjykatë apo prokurori për ndonjë vepër penale.

Ai publikoi këtë reagim përmes një postimi në rrjetet sociale, ku nxori në pah se certifikatat e tij juridike nga Kosova, Zvicra dhe Shqipëria janë “të pastra si loti” pa rekord penal, raporton lajmi.net

Pacolli shkruan se kjo realitet nuk u pëlqen “shpirtligjve” që, sipas tij, mezi presin të përfshijnë emrin e tij në akuza apo insinuata. Ai e cilëson këtë sjellje si fushatë përfoljesh dhe e quajti vetën objekt të sulmeve të disa individëve “të fshehur pas maskës së gazetarit”.

Postimi i plotë i tij:

Gjëja më e çmuar për njeriun është qetësia shpirtërore – ajo ndjenjë e thellë kur e di se nuk ke nevojë t’i japësh llogari as drejtësisë, as shoqërisë dhe as Zotit xh.sh.
Jam krenar që gjatë gjithë jetës sime, përfshirë mbi 60 vjet veprimtari profesionale, asnjëherë nuk kam qëndruar para një gjykatësi apo prokurori për ndonjë insinuatë, dyshim apo vepër penale – madje as për një gjobë të vetme për shpejtësi në timon. Certifikatat e mia juridike nga Kosova, Zvicra dhe Shqipëria janë të pastra si loti, pa asnjë rekord penal.
Kjo, natyrisht, nuk u pëlqen shpirtligjve që mezi kanë pritur të gjejnë një “arsye” për të përfolur emrin tim. Disa prej tyre, të fshehur pas maskës së gazetarit, madje e quajnë “tmerr” faktin që dikush tregon se kush është në të vërtetë Behgjet Pacolli.
Por për dashakeqët më kujtohet një thënie e vjetër arabe:
“Qentë lehin, por karavani ecën i qetë.”/Lajmi.net/