Sejdiu jep detaje nga takimi me Orav, tregon se brenda pak ditësh ai e kryen mandatin
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka njoftuar se ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, duke paralajmëruar se ky i fundit për pak ditë do të përfundojë mandatin e tij në vend. Përmes një postimi në Facebook, Sejdiu ka falënderuar Oravin për kontributin e tij dhe ka përmendur rëndësinë…
Lajme
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka njoftuar se ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, duke paralajmëruar se ky i fundit për pak ditë do të përfundojë mandatin e tij në vend.
Përmes një postimi në Facebook, Sejdiu ka falënderuar Oravin për kontributin e tij dhe ka përmendur rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe integrimeve euroatlantike.
“Sot kisha kënaqësi të veçantë që të pres në zyrën time Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë z.Aivo Orav. Ishte ky një takim lamtumirës meqë ai për pak ditë e përfundon mandatin e tij në Kosovë. Ishte një rast i mirë që ta falënderoj për punën e mirë që e ka bërë në vendin tonë. Ambasadori Orav do të mbetet një mik i mirë për Kosovën edhe në të ardhmen”, shkroi Sejdiu.
Aivo Orav ka nisur mandatin e tij në Kosovë shtatorin e vitit 2024. Mandatet e ambasadorëve të BE-së në Kosovë zgjasin 2 vjet. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: