Kurti: Si kryeministër unë rrallë marrë duartrokitje për uljen e burokracisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në Ditën e Biznesit Francez. Ai aty ka thënë se Kosova është e gatshme të bëj partneritete e madhe infrastrukturore, e hapur për investime serioze dhe për të zgjeruar mundësitë tregtare me Evropën, rajonin dhe më gjerë. Përveç kësaj, Kurti ka thënë për Kosovën se…

Lajme

05/02/2026 10:47

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në Ditën e Biznesit Francez.

Ai aty ka thënë se Kosova është e gatshme të bëj partneritete e madhe infrastrukturore, e hapur për investime serioze dhe për të zgjeruar mundësitë tregtare me Evropën, rajonin dhe më gjerë.

Përveç kësaj, Kurti ka thënë për Kosovën se tani ka stabilitet institucional.

“Kosova është e gatshme për partneritete të mëdha infrastrukturore. Kosova është e hapur për investime serioze. Kosova po zgjeron mundësitë tregtare me Evropën, rajonin dhe më gjerë. Vendi ynë, Republika e Kosovës, është një shtet i pavarur dhe i konsoliduar me orientim të qartë evropian dhe tashmë kemi edhe stabilitet institucional, i cili dëshirohet aq shumë nga bizneset, meqenëse ofron siguri publike, parashikueshmëri dhe disiplinë të fortë fiskale”, ka thënë ndër tjera ai.

Aty Kurti u shpreh edhe se si kryeministër rrallë merr duartrokitje për siç thotë ai uljen e burokracisë.

“Një koment i lehtë sepse këtu e kemi një ditë serioze biznesi por duhet të jetë edhe njerëzore e shoqërore. Si kryeministër unë rrallë marrë duartrokitje për uljen e burokracisë. Por kam vërejtur diçka që sipërmarrësit duartrokasin me hapa, kur procesi është i thjesht ata kthehen, kur është i komplikuar t’i dërgojnë avokatët. Por përtej humorit, ky është thelbi. Ne duam ta bëjmë të bërit biznes në Kosovë më të lehtë, më të pastër dhe më të shpejtë që ju të fokusoheni në ndërtim, prodhim dhe eksport. Në gjithë Evropën kompanitë kërkojnë besueshmëri, pra zinxhir furnizimi më të shkurtër, partnerë të besuar dhe mjedise të qëndrueshme. Kosova mund të jetë e kësaj zgjidhje të përbashkët. Ne jemi të pozicionuar për t’iu shërbyer me efikasitet tregjeve rajonale dhe evropiane”, tha ai.