Tre persona arrestohen në Drenas për organizim dhe pjesëmarrje në grup kriminal

Tre persona janë arrestuar në Drenas me datë 04.02.2026 rreth orës 06:00 nën dyshimin për “Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal”. Sipas Policisë, për këtë rast janë kontrolluar edhe tri lokacione, ku janë gjetur e sekuestruar para të gatshme një veturë, një sprej OC, shtëpiza kompjuterike, disa llaptopë, telefona mobil, etj. “Me vendim të prokurorit…

Lajme

05/02/2026 09:48

Tre persona janë arrestuar në Drenas me datë 04.02.2026 rreth orës 06:00 nën dyshimin për “Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal”.

Sipas Policisë, për këtë rast janë kontrolluar edhe tri lokacione, ku janë gjetur e sekuestruar para të gatshme një veturë, një sprej OC, shtëpiza kompjuterike, disa llaptopë, telefona mobil, etj.

“Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet ndër tjera.