Mitrovicë: Arrestohet një person, sulmoi tre zyrtarë policorë

Në orët e hershme të mëngjesit të së martës, në Mitrovicë është arrestuar një person i dyshuar pasi në veturën e tij është gjetur një thikë, ndërsa më pas ka sulmuar fizikisht edhe tre zyrtarë policorë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, thuhet se rasti ka ndodhur, rreth orës 04:00 të mëngjesit, derisa i dyshuari,…

Lajme

05/02/2026 09:40

Në orët e hershme të mëngjesit të së martës, në Mitrovicë është arrestuar një person i dyshuar pasi në veturën e tij është gjetur një thikë, ndërsa më pas ka sulmuar fizikisht edhe tre zyrtarë policorë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, thuhet se rasti ka ndodhur, rreth orës 04:00 të mëngjesit, derisa i dyshuari, mashkull kosovar, pas arrestimit dhe shoqërimit në stacionin policor, ka sulmuar fizikisht tre zyrtarë policorë, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/