“Kosova u la në terr”, Azemi me akuza të rënda për situatën me rrymën
Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka komentuar deklaratën e ministres në detyrë, Artane Rizvanolli, e cila ka kërkuar sakrificë dhe ka paralajmëruar ndaljen e blloqeve të KEK-ut për disa muaj dhe se sipas saj, do të rritet importi i rrymës këtë vit dhe tjetrin. Ai këtë deklaratë e quajti skandaloze, duke thënë se…
Lajme
Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka komentuar deklaratën e ministres në detyrë, Artane Rizvanolli, e cila ka kërkuar sakrificë dhe ka paralajmëruar ndaljen e blloqeve të KEK-ut për disa muaj dhe se sipas saj, do të rritet importi i rrymës këtë vit dhe tjetrin.
Ai këtë deklaratë e quajti skandaloze, duke thënë se Rizvanolli sa herë që flet, prodhon skandal.
“Saherë të flasin këta për energji, mua më kap marrja. Sakrificë sot është fatura e energjisë elektrike që u ka ardhur qytetarëve të Republikës së Kosovës që s’po mund ta përballojnë. Ky është dështim, keqmenaxhim, keqplanifikim. Skandaloze, kjo sa herë flet, e prodhon nga një skandal. Unë nuk kam kurrëfarë empatie për këtë person, sepse e ka lënë Kosovën në terr”, tha ai në klankosova,