Vazhdojnë kontrollet dhe mbikëqyrja e trafikut me pajisje inteligjente dhe radarë mobil

Gjatë muajit janar 2026, autoritetet përgjegjëse për sigurinë në trafik kanë intensifikuar kontrollet në rrugë përmes përdorimit të pajisjeve inteligjente dhe radarëve mobil. Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë shqiptuar gjithsej 15,426 gjoba ndaj drejtuesve të automjeteve për shkelje të ndryshme të rregullave të trafikut, kryesisht për tejkalim të shpejtësisë së lejuar dhe mosrespektim të…

Lajme

04/02/2026 16:23

Gjatë muajit janar 2026, autoritetet përgjegjëse për sigurinë në trafik kanë intensifikuar kontrollet në rrugë përmes përdorimit të pajisjeve inteligjente dhe radarëve mobil.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë shqiptuar gjithsej 15,426 gjoba ndaj drejtuesve të automjeteve për shkelje të ndryshme të rregullave të trafikut, kryesisht për tejkalim të shpejtësisë së lejuar dhe mosrespektim të sinjalizimit rrugor, raporton lajmi.net

Autoritetet rikujtojnë se respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor është përgjegjësi e çdo pjesëmarrësi në trafik, me qëllim rritjen e sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve.

Siguria në rrugë mbetet prioritet i përhershëm, ndërsa kontrollet do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim./Lajmi.net/