Haradinaj takohet me zv/ndihmës sekretarin e DASH-it: Anëtarësimi i Kosovës në NATO kontribuon në paqen e gjithë Ballkanit Perëndimor

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vizitën e tij në Departamentin Amerikan të Shtetit, Haradinaj ka takuar Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Departamentit të Shtetit, pranë Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Daniel Lawton. Ai ka thënë se Lawton, e ka falënderuar për mbështetjen e palëkundur që SHBA-të…

Lajme

04/02/2026 16:03

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në vizitën e tij në Departamentin Amerikan të Shtetit, Haradinaj ka takuar Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Departamentit të Shtetit, pranë Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Daniel Lawton.

Ai ka thënë se Lawton, e ka falënderuar për mbështetjen e palëkundur që SHBA-të i kanë dhënë Kosovës, nga liria deri te ndërtimi i demokracisë dhe institucioneve shtetërore.

“Theksova se partneriteti dhe miqësia ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të qëndrueshme dhe strategjike. Anëtarësimi i Kosovës në NATO jo vetëm që do të forcojë sigurinë tonë, por do të kontribuojë gjithashtu në paqe, stabilitet dhe mbrojtje kolektive në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe komunitetin euro-atlantik”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Haradinaj sot ka njoftuar se gjatë qëndrimit të tij në SHBA, është takuar edhe me kongresistin republikan nga Teksasi, Pete Sessions, të cilit i ka kërkuar që Trump dhe Kongresi Amerikan të mbështes Kosovën në rrugën drejt NATO-s. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në rrjetin social Facebook: