Ministri serb përballet me gjyq, falsifikoi dokumente për projektin e Kushner

Ministri i Kulturës në Serbi, Nikola Selakoviq, dhe tre zyrtarë të tjerë janë paraqitur të mërkurën para gjykatës, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, për të hapur rrugën e një projekti ndërtimor që do të financohej nga kompania e Jared Kushner, dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump. Sipas Associated Press, Kushner është tërhequr…

Lajme

04/02/2026 15:25

Ministri i Kulturës në Serbi, Nikola Selakoviq, dhe tre zyrtarë të tjerë janë paraqitur të mërkurën para gjykatës, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, për të hapur rrugën e një projekti ndërtimor që do të financohej nga kompania e Jared Kushner, dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump.

Sipas Associated Press, Kushner është tërhequr ndërkohë nga investimi shumëmilionësh, i cili parashihte ndërtimin e një hoteli të lartë, kompleksi banesash luksoze, zyra dhe dyqane, në vend të një kompleksi ushtarak të bombarduar në qendër të Beogradit. Projekti ishte mbështetur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, por u kundërshtua fuqishëm nga publiku dhe organizatat e trashëgimisë kulturore.

Objekti, i projektuar nga arkitekti Nikola Dobroviq dhe i dëmtuar gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, konsiderohet vepër e rëndësishme e arkitekturës moderniste. Ministri dhe tre zyrtarë të tjerë akuzohen se në vitin 2024 e kanë hequr në mënyrë të paligjshme statusin mbrojtës të zonës, duke falsifikuar dokumente. Ata janë deklaruar të pafajshëm dhe, nëse shpallen fajtorë, rrezikojnë deri në tre vjet burg.

Procesi gjyqësor po zhvillohet në një klimë tensionesh të larta politike, mes protestave kundër qeverisë dhe shqetësimeve për ndryshime ligjore që, sipas BE-së, dëmtojnë pavarësinë e gjyqësorit në Serbi, shkruan AP/kp