Ndalohen 102 kg katalizatorë të bluar në vlerë rreth 8 mijë euro, të padeklaruara në Vërmicë
Dogana e Kosovës, ka njoftuar se në Pikëkalimin Kufitar në Vërmicë, gjatë kontrolleve të rregullta doganore, është ndaluar një automjet për kontroll të detajuar. Aty është zbuluar dhe sekuestruar katalizatorë të bluar me peshë totale prej 102,1kg, në vlerë rreth 8 mijë euro. “Rasti është trajtuar si kundërvajtje doganore për mosdeklarim të mallit, në përputhje…
Lajme
Dogana e Kosovës, ka njoftuar se në Pikëkalimin Kufitar në Vërmicë, gjatë kontrolleve të rregullta doganore, është ndaluar një automjet për kontroll të detajuar.
Aty është zbuluar dhe sekuestruar katalizatorë të bluar me peshë totale prej 102,1kg, në vlerë rreth 8 mijë euro.
“Rasti është trajtuar si kundërvajtje doganore për mosdeklarim të mallit, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Dogana e Kosovës vazhdon me përkushtim zbatimin e masave të kontrollit, me qëllim të parandalimit të veprimtarive të kundërligjshme në pikat kufitare”, ka njoftuar Dogana. /Lajmi.net/