Ringjallet shpresa për gjetjen e Bleona Matës, nëna e saj: Jam e shkatërruar
Shpresat në lidhje me rastin e Bleona Matës, e cila është zhdukur 16 vjet më parë, janë rindezur. Sipas gazetares shqiptare, Nexhmije Beqiri, Bleona është gjallë dhe gjendet në Gjermani. Nëna e Bleonës, Bukurie Veizi në emisionin “Kosova Today” tha se për 16 vjet me radhë po e kërkon të bijën, por pa rezultat. “Unë…
Lajme
Shpresat në lidhje me rastin e Bleona Matës, e cila është zhdukur 16 vjet më parë, janë rindezur.
Sipas gazetares shqiptare, Nexhmije Beqiri, Bleona është gjallë dhe gjendet në Gjermani.
Nëna e Bleonës, Bukurie Veizi në emisionin “Kosova Today” tha se për 16 vjet me radhë po e kërkon të bijën, por pa rezultat.
“Unë që 16 vjet s’kam punuar, vetëm e kam kërkuar vajzën dhe jetoj tek prindërit. Jam shkatërruar në të gjitha anët”, tha ajo.
Ndërkohë avokati i familjes së Bleonës, Idajet Beqiri tha se personat që kanë rrëmbyer vajzën, mund të dënohen prej 20 vjet deri në burgim të përjetshëm.
Po ashtu, Beqiri tha një çift i dyshuar që mund ta ketë grabitur Bleonën, është identifikuar.