Drejtori i Policisë: Sallonet për shitjen e kerreve janë të përfshira në fajde

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha sot ka përmendur dy problemet me të cilat përballet Kosova, e që janë droga dhe fajdet. Në lidhje me fajdet, ai ka thënë se task-forca e krijuar nga Policia e Kosovës, ka kryer dhjetëra operacione kundër fajdeve në Kosovë, shkruan lajmi.net. Për këtë fenomen, ai ka…

Lajme

04/02/2026 13:54

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha sot ka përmendur dy problemet me të cilat përballet Kosova, e që janë droga dhe fajdet.

Në lidhje me fajdet, ai ka thënë se task-forca e krijuar nga Policia e Kosovës, ka kryer dhjetëra operacione kundër fajdeve në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Për këtë fenomen, ai ka thënë se duhet të mbledhin informacione dhe bashkë me Prokurorinë duhet ta luftojnë atë.

“Janë dy-tri forma që po kryhet fajdeja në Kosovë. E para është që fajdexhinjtë, në bashkëpunim me viktimat, se viktimat nganjëherë prej zorrit dhe telasheve që i kanë shkojnë te noterët të noterizojnë marrëveshjen për fajde. Dhe për këtë, legjislativi i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës do ta ndryshojë Kodin Penal të Kosovës në mënyrë që të gjendet një modalitet për me rrit efikasitetin e luftës ndaj këtij fenomeni, qoftë nga policia a prokuroria dhe pastaj dënimet që mund t’i japë gjykata. E dyta janë sallonet e kerreve, shitjet e kerreve. Në bazë të informacioneve këta janë të përfshirë në këtë muhabet. Kështu që kërkoj më shumë informacione për çështjen e fajdeve”, ka thënë Hoxha. /Lajmi.net/