Incident në objektin e Fakultetit të Gjakovës, një punonjëse lëndohet

Një grua ka pësuar lëndime trupore në vendin e punës, në objektin e Fakultetit të Gjakovës. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi. Krasniqi ka bërë të ditur se lëndimi dyshohet të jetë shkaktuar nga rrëzimi i një orendie të brendshme. Viktima ka pranuar trajtim…

Lajme

04/02/2026 13:44

Një grua ka pësuar lëndime trupore në vendin e punës, në objektin e Fakultetit të Gjakovës.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

Krasniqi ka bërë të ditur se lëndimi dyshohet të jetë shkaktuar nga rrëzimi i një orendie të brendshme. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 10:15 është raportuar për një lëndim në vendin e punës në rrugën ‘Normalja e Gjakovës’, në objektin e Fakultetit. Dyshohet se lëndimi është shkaktuar nga rrëzimi i një orendie të brendshme, ndërsa personi i lënduar, një femër e moshës madhore, ka pranuar trajtim mjekësor. Njësitë relevante ndodhen në vendngjarje dhe po ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshëm lidhur me këtë rast”, ka deklaruar Krasniqi. /Lajmi.net/