Koci tregon pse u tërhoq nga organizimi i protestës: Nuk doja që kauza të dëmtohet nga sulme personale apo dyshime për konflikt interesi

Avokati Arianit Koci, ka reaguar në lidhje me vendimin që ka marrë për të mos e organizuar protestën për rritjen e çmimit të rrymës, ndonëse fillimisht i kishte kërkuar 50 mijë reagime në rrjetin social Facebook, për ta organizuar atë. Koci më pas u përball me akuza e përqeshje pasi i kishte arritur reagimet e…

Lajme

04/02/2026 13:43

Avokati Arianit Koci, ka reaguar në lidhje me vendimin që ka marrë për të mos e organizuar protestën për rritjen e çmimit të rrymës, ndonëse fillimisht i kishte kërkuar 50 mijë reagime në rrjetin social Facebook, për ta organizuar atë.

Koci më pas u përball me akuza e përqeshje pasi i kishte arritur reagimet e kërkuara por nuk e organizaoi tërheqje, për çka ka thënë se “dashakeqinjët që kurrë nuk kanë kontribuar për shoqërinë, le të zbrasen”.

Ai ka thënë se arsyeja pse u tërhoq nga organizimi i kësaj protestë është që kauza të mos dëmtohet nga sulme personale për të apo dyshime për konflikt interesi.

“Jam avokat prej një kohe të gjatë dhe kam përfaqësu klientë të ndryshëm. Kam edhe rreth të gjerë shoqëror. Pas një analize, vlerësova se mund të krijohej përshtypje për konflikt interesi – nëse jo ligjor, atëherë moral e politik. Në një situatë të tillë, vëmendja do të largohej nga çështja te personi. Pikërisht këtë nuk kam dashtë”, ka shkruar Koci.

Ai ka thënë se tërheqja e tij është bërë para se të fillonin përgatitjet, për çka nuk është shkaktuar asnjë dëm. Koci gjithashtu ka shtuar që organizimin e protestës për shtrenjtimin e rrymës mund ta marrë dikush tjetër

“Kjo nismë është përgjegjësi e përbashkët. Nuk jam i vetmi që duhet me i bartë gajlet e Kosovës. Për më tepër, nuk paguhem prej shtetit dhe nuk kam kërku votë. Si i tillë, nuk kam obligim personal ndaj askujt. Veprimi im buron nga bindja dhe nga qëllimi për të mirën e Kosovës. E këtë qasje do ta vazhdoj edhe në kauza të tjera, gjithmonë në përkrahje të qytetarit dhe interesit të përgjithshëm”, ka shkruar Koci.

Ai ka përmendur kohën kur protestonte para Kuvendit, e që thotë se përkrahja online ishte shumë e madhe ndërsa prezenca fizike ishte zero.

“Nuk jam zbraps, nuk jam demoralizu dhe nuk jam frikësu. Kam vazhdu, me synimin për me e rritë vetëdijen qytetare. Ata që më njohin e dinë: as nuk tutna, as nuk blihem. Besueshmëria e vendimeve publike nis edhe nga besueshmëria e atij që i merr. Pa këtë, çdo vendim lexohet me dyshim. E në këtë vend duhet me u kriju klimë e besimit. Në anën tjetër, ekziston edhe realiteti i mosbesimit. Hajni hajnit nuk i beson. As dallaverxhia nuk beson që dikush mundet me pasë rastin dhe mos me përfitu. Ky mosbesim është ushqyer edhe nga fakti se shumë politikanë kanë abuzu sa herë që kanë pasë mundësi. Megjithatë, ka njerëz të ndershëm në Kosovë. Shumë. Ata e kuptojnë kur një vendim merret për me mbrojtë një kauzë”, ka shtuar Koci. /Lajmi.net/

Postimi i plotë i tij: