Peci e zbulon pllakën dedikuar “Natës së Tmerrit” – nuk e përmend fare Ivanoviqin që Kurti e kishte shpallur hero

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci sot e ka zbuluar pllakën dedikuar “Natës së Tmerrit” të 3 dhe 4 shkurtit ku shumë shqiptarë dhunshëm nga forcat serbe në Mitrovicë ishin dëbuar nga pronat e tyre, ku fatkeqësisht 10 persona ishin vrarë. Peci në postimin e bërë tha se regjimi gjenocidal i Millosheviqit dhe pasardhësve…

Lajme

04/02/2026 13:22

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci sot e ka zbuluar pllakën dedikuar “Natës së Tmerrit” të 3 dhe 4 shkurtit ku shumë shqiptarë dhunshëm nga forcat serbe në Mitrovicë ishin dëbuar nga pronat e tyre, ku fatkeqësisht 10 persona ishin vrarë.

Peci në postimin e bërë tha se regjimi gjenocidal i Millosheviqit dhe pasardhësve të tij kishte vrarë 10 shqiptarë pas çlirimit të Kosovës dhe këtë e kishin bërë në prani të KFOR-it, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, i pari i Mitrovicës së Jugut nuk e përmendi fare se udhëheq i këtij aksioni për dëbimin e shqiptarëve ishte Oliver Ivanoviqi, që Kurti si kryeminstër e kishte përkujtuar dhe e kishte bërë hero të demokracisë dhe bashkëjetesës.

Postimi i plotë i Faton Pecit:

Regjimi gjenocidal i Sllobodan Millosheviqit dhe pasardhësve të tij, edhe pas çlirimit dhe në prani të KFOR-it në Kosovë, vrau 10 shqiptarë, plagosi 25 dhe kreu dhunshëm spastrimin etnik të rreth 12 mijë shqiptarëve nga pronat e tyre në veri të Mitrovicës.
Në shënim të Natës së Tmerrit të 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, dhe në nderim të 10 civilëve shqiptarë të vrarë, sot u bë zbulimi i pllakës përkujtimore në urën e re mbi lumin Ibër.
Lavdi të rënëve!/lajmi.net/