Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria njofton se personat e dyshuar janë liruar pas intervistimit
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se personat e dyshuar për manipulim të votave në Obiliq, pas intervistimit janë liruar. Sipas njoftimit zyrtar, me 4 shkurt 2026 prokuroria ka autorizuar Policinë e Kosovës në Prishtinë për grumbullimin dhe sigurimin e provave që lidhen me dyshimet për vepra penale në këtë proces. Hetimet fokusohen konkretisht në…
Lajme
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se personat e dyshuar për manipulim të votave në Obiliq, pas intervistimit janë liruar.
Sipas njoftimit zyrtar, me 4 shkurt 2026 prokuroria ka autorizuar Policinë e Kosovës në Prishtinë për grumbullimin dhe sigurimin e provave që lidhen me dyshimet për vepra penale në këtë proces. Hetimet fokusohen konkretisht në Komunën e Obiliqit, ku disa persona janë intervistuar si të dyshuar për keqpërdorime apo falsifikime gjatë numërimit të votave të kandidatëve të subjekteve politike, transmeton lajmi.net.
Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet nën hetim. Autoritetet kanë bërë të ditur se po vazhdojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe për të verifikuar nëse ka pasur shkelje ligjore gjatë procesit zgjedhor.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe sjelljen para drejtësisë të kujtdo që bie ndesh me ligjin.