ZKA auditon menaxhimin dhe administrimin e platformës SEMS të Universitetit të Prishtinës
Zyra Kombëtare e Auditimit, ka njoftuar se po realizojnë auditimin e Sistemit Elektronik për Menaxhimin e Studentëve (SEMS) në Universitetin e Prishtinës. Siç ka njoftuar ZKA, auditimi do të vlerësoj menaxhimin dhe administrimin e platformës SEMS, si dhe nëse kjo platformë siguron mbështetje efektive dhe të sigurt për funksionet kryesore të Universitetit të Prishtinës. “Universiteti i…
Lajme
Zyra Kombëtare e Auditimit, ka njoftuar se po realizojnë auditimin e Sistemit Elektronik për Menaxhimin e Studentëve (SEMS) në Universitetin e Prishtinës.
Siç ka njoftuar ZKA, auditimi do të vlerësoj menaxhimin dhe administrimin e platformës SEMS, si dhe nëse kjo platformë siguron mbështetje efektive dhe të sigurt për funksionet kryesore të Universitetit të Prishtinës.
“Universiteti i Prishtinës ka krijuar platformën SEMS për t’ju ofruar shërbime elektronike studentëve që nga procesi i aplikimit për studime deri te pajisja me diplomë. SEMS është në përdorim që nga viti 2012 dhe funksionon në të gjitha njësitë akademike të UP-së duke mbuluar gjithsej 14 fakultete. SEMS ka rol kyç në efikasitetin dhe transparencën e menaxhimit akademik dhe administrativ të UP-së”, ka njoftuar ZKA. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: