Digjet një veturë në Prishtinë, nuk ka të lënduar

Një veturë është përfshirë nga zjarri, mbrëmë rreth orës 23:30 në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prishtinë, Enis Pllana. Ai ka thënë se nga ky rast nuk ka persona të lënduar, ndërsa Policia po kryen procedurat e nevojshme për incidentin. “Mbrëmë rreth orës 23:30 kemi…

Lajme

04/02/2026 10:44

Një veturë është përfshirë nga zjarri, mbrëmë rreth orës 23:30 në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prishtinë, Enis Pllana.

Ai ka thënë se nga ky rast nuk ka persona të lënduar, ndërsa Policia po kryen procedurat e nevojshme për incidentin.

“Mbrëmë rreth orës 23:30 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një veturë. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që policia po kryen procedurat e nevojshme lidhur me incidentin”, ka thënë Pllana. /Lajmi.net/