Lazoviq u dënua me 12 vjet burg për krime lufte në Panorc, reagon ambasadori Kryeziu që bashkë me babain e tij ishin viktima
Ambasadori i Kosovës në Kanadë, Adriatik Kryeziu, ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë, ka dënuar me 12 vite e 6 muaj burgim, Sërgjan Lazoviq, i akuzuar për krime lufte në Panorc të Malishevës. Kryeziu përmes një postimi ka thënë se pas 28 vitesh, drejtësia triumfon ndërkaq ka përmendur se në mesin e viktimave ishin…
Lajme
Ambasadori i Kosovës në Kanadë, Adriatik Kryeziu, ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë, ka dënuar me 12 vite e 6 muaj burgim, Sërgjan Lazoviq, i akuzuar për krime lufte në Panorc të Malishevës.
Kryeziu përmes një postimi ka thënë se pas 28 vitesh, drejtësia triumfon ndërkaq ka përmendur se në mesin e viktimave ishin edhe ai dhe babai i tij.
“Në mesin e viktimave kam qenë edhe unë personalishtë, së bashku me prindin tim, Hysen Kryeziu- si pjestar i UÇK-së, ku krahas 13 pjestarëve të tjerë, nuk u lejuan të liroheshin dhe si rrjedhojë u mbajtën në burgjet serbe, duke u përballur me trajtim çnjerëzor dhe turtura të tmerrshme për një periudhë të gjatë kohore. Këto fakte dëshmojnë përmasën e krimeve serbe dhe vuajtjet e familjeve shqiptare në Kosovë gjatë luftës 1998-1999, dhe jo vetëm”, ka shkruar Kryeziu në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: