Haradinaj në Kongresin Amerikan, kërkon mbështetjen e Trumpit për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai gjatë vizitës në Kongresin Amerikan, është takuar me kongresistin republikan nga Teksasi, Pete Sessions, shkruan lajmi.net. Haradinaj ka thënë se përmes tij, ka kërkuar nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe Kongresi Amerikan që ta mbështesin anëtarësimin e Kosovës në NATO.…

Lajme

04/02/2026 09:21

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai gjatë vizitës në Kongresin Amerikan, është takuar me kongresistin republikan nga Teksasi, Pete Sessions, shkruan lajmi.net.

Haradinaj ka thënë se përmes tij, ka kërkuar nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe Kongresi Amerikan që ta mbështesin anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Gjatë vizitës në Kongresin Amerikan, kam kërkuar mbështetjen e Presidentit Trump dhe të Kongresit Amerikan për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Këtë çështje e kam adresuar në një takim me kongresistin republikan nga Teksasi, Pete Sessions”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: