Ferizajasi kapet me marihuanë, policia ia konfiskon veturën dhe dy telefona
Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar një person në Ferizaj. Sipas raportit të Policisë, në ora 19:15 është arrestuar i dyshuari pasi gjatë kontrollit në veturën dhe shtëpinë e tij janë gjetur mbi 215 gram marihuanë, transmeton lajmi.net. Policia ka konfiskuar një veturë dhe dy telefona. Ai është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.…
Lajme
Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar një person në Ferizaj.
Sipas raportit të Policisë, në ora 19:15 është arrestuar i dyshuari pasi gjatë kontrollit në veturën dhe shtëpinë e tij janë gjetur mbi 215 gram marihuanë, transmeton lajmi.net.
Policia ka konfiskuar një veturë dhe dy telefona. Ai është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Raporti i plotë:
POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE
Rr. Brahim Ademi, Ferizaj/03.02.2026 – 19:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të automjetit dhe shtëpisë së tij janë gjetur dhe konfiskuar 215.5 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Si provë materiale janë konfiskuar: një veturë me targa vendore dhe dy telefona mobil. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./lajmi.net/