Policia arreston një burrë dhe një grua në Prizren, tentuan t’i mundësojnë dikujt pajisjen kundërligjshëm me dokumente

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një mashkull dhe një femër në Prizren, pasi që të njëjtit në cilësinë e dëshmitarëve kanë tentuar ti mundësojnë personit të tretë pajisjen kundërligjshëm me dokumente identifikuese. Në cilësinë e provave materiale, janë konfiskuar dy letërnjoftime të Kosovës të dyshuar si të falsifikuar, një letërnjoftim i Kroacisë i dyshuar…

Lajme

04/02/2026 08:59

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një mashkull dhe një femër në Prizren, pasi që të njëjtit në cilësinë e dëshmitarëve kanë tentuar ti mundësojnë personit të tretë pajisjen kundërligjshëm me dokumente identifikuese.

Në cilësinë e provave materiale, janë konfiskuar dy letërnjoftime të Kosovës të dyshuar si të falsifikuar, një letërnjoftim i Kroacisë i dyshuar si i falsifikuar dhe një telefon.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Lajmi.net/