Hoti reagon për herë të parë pas Kuvendit të LDK-së, ku Abdixhiku u rizgjodh kryetar i LDK-së

Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti, ka bërë reagimin e tij të parë katër ditë pas mbajtjes së Kuvendit zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në të cilin Lumir Abdixhiku u rizgjodh kryetar i partisë. Hoti, i cili para Kuvendit kishte shprehur gatishmërinë për të marrë drejtimin e LDK-së, nuk e shpalli kandidaturën e tij gjatë…

Lajme

03/02/2026 21:05

Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti, ka bërë reagimin e tij të parë katër ditë pas mbajtjes së Kuvendit zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në të cilin Lumir Abdixhiku u rizgjodh kryetar i partisë.

Hoti, i cili para Kuvendit kishte shprehur gatishmërinë për të marrë drejtimin e LDK-së, nuk e shpalli kandidaturën e tij gjatë punimeve të Kuvendit.

Ai kishte refuzuar të deklarohej për media pas përfundimit të punimeve të Kuvendit zgjedhor.

E pak çaste me parë, Hoti ka publikuar një fotografi në rrjete sociale me logon e LDK-së, ku shihet duke ngritur dy gishta simbol i kësaj partie.

Ky veprim i tij mund të interpretohet si mesazh mbështetjeje dhe përkatësie ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Mbetet për tu parë në ditët në vazhim se cila do të jetë pozicioni i Avdullah Hotit në LDK.