Ambasadori i Turqisë uron Kurtin për fitoren në zgjedhje, në takim flasin për sigurinë, mbrojtjen dhe bashkëpunimin ekonomik
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, me të cilin ka diskutuar për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Gjatë takimit, Kurti ka vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm me Turqinë, duke veçuar në mënyrë të posaçme partneritetin në fushën…
Lajme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, me të cilin ka diskutuar për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Gjatë takimit, Kurti ka vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm me Turqinë, duke veçuar në mënyrë të posaçme partneritetin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Ai theksoi rolin e rëndësishëm të Turqisë në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë, përfshirë edhe komandën e KFOR-it, duke shtuar se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kryeministri shprehu mirënjohje për gatishmërinë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë, transmeton lajmi.net.
Në fokus të bisedës ishte edhe bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar mes dy shteteve. Palët diskutuan mundësinë e organizimit të një forumi biznesi në Prishtinë gjatë këtij viti, si vazhdim i forumit të parë të mbajtur në Stamboll në qershor të vitit 2024.
Ambasadori Angılı e uroi Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, ndërsa kryeministri e falënderoi për komunikimin e rregullt dhe për ftesën që Kosova të marrë pjesë në Forumin Diplomatik në Antalia.
Njoftimi i plotë:
Kryeministri Kurti takoi ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Angılı
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, me të cilin diskutoi për thellimin e mëtejmë të partneritetit bilateral.
Kryeministri Kurti vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe rolin e rëndësishëm të Turqisë në misionin e NATO-s në
Kosovë, përfshirë komandën e KFOR-it. Ai theksoi se ky bashkëpunim në fushën e mbrojtjes do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe falënderoi ambasadorin Angılı dhe Republikën e Turqisë për gatishmërinë dhe partneritetin.
Në takim u trajtua edhe për raportin në fushën e ekonomisë dhe tregtisë ndërmjet dy shteteve. Në këtë drejtim u diskutua për mundësinë e organizimit të një forumi të biznesit, i cili pas forumit të parë që u mbajt në Stamboll në qershor të vitit 2024, këtë vit do të mund të organizohet në Prishtinë.
Ambasadori Angılı e uroi kryeministrin për fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025. Kryeministri e falënderoi ambasadorin për takimin dhe komunikimin e vazhdueshëm dhe për ftesën e Republikës së Turqisë për pjesëmarrje në Forumin Diplomatik në Antalia./lajmi.net/