Dokumentet për Epstein sjellin pasoja, shuhet fondacioni i ish-dukeshës së Jorkut

Organizata bamirëse e Sarah Ferguson, e njohur si Sarah’s Trust, ka bërë të ditur se do të ndërpresë aktivitetin “për një të ardhme të parashikueshme”, pas zhvillimeve të fundit që lidhen me raportet e ish-dukeshës së Jorkut me pedofilin e dënuar Jeffrey Epstein. Një përfaqësues i organizatës deklaroi se vendimi është marrë në marrëveshje mes…

Bota

03/02/2026 19:02

Organizata bamirëse e Sarah Ferguson, e njohur si Sarah’s Trust, ka bërë të ditur se do të ndërpresë aktivitetin “për një të ardhme të parashikueshme”, pas zhvillimeve të fundit që lidhen me raportet e ish-dukeshës së Jorkut me pedofilin e dënuar Jeffrey Epstein.

Një përfaqësues i organizatës deklaroi se vendimi është marrë në marrëveshje mes Sarah Fergusonit dhe bordit drejtues, duke theksuar se mbyllja e shoqatës pritet të ndodhë së shpejti, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, ky hap ka qenë në diskutim dhe shqyrtim prej disa muajsh, raportojnë mediat britanike, përfshirë Sky News.

Megjithatë, organizata shprehet krenare për punën e bërë ndër vite, duke veçuar ndihmën e ofruar gjatë pandemisë COVID-19 si dhe mbështetjen për personat e prekur nga lufta në Ukrainë.

Vendimi për pezullimin e veprimtarisë vjen pas publikimit të dokumenteve të reja të lidhura me Jeffrey Epstein, të cilat kanë hedhur më shumë dritë mbi natyrën e marrëdhënies së tij me ish-dukeshën./lajmi.net/