Ambasada zvicërane ndërron lokacion, ja ku mund ta gjeni tani
Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka njoftuar se ka kaluar në lokacion të ri në Prishtinë. Adresa e re e Ambasadës është në rrugën “Besa Imami”, në Prishtinë. Sipas njoftimit të Ambasadës, rruga është e re dhe mund të mos shfaqet ende në të gjitha aplikacionet e hartave. Rruga “Besa Imami” lidhet nga rruga “Robert…
Lajme
Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka njoftuar se ka kaluar në lokacion të ri në Prishtinë.
Adresa e re e Ambasadës është në rrugën “Besa Imami”, në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Ambasadës, rruga është e re dhe mund të mos shfaqet ende në të gjitha aplikacionet e hartave.
Rruga “Besa Imami” lidhet nga rruga “Robert Doll”, menjëherë pas Raiffeisen Bank, në drejtim të kompleksit “Beni Dona”.
Me këtë rast, Ambasada e Zvicrës ka shprehur kënaqësinë të mirëpres të gjitha palët, në lokacionin e ri.