Publikohen pamje nga aksidenti në Deçan ku u lëndua një person

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Rastavicë të Deçanit, ku janë përplasur dy vetura. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Sipas tij, nga aksidenti një person ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë ndihmë mjekësore në QKMF-në e Deçanit. Policia është duke u marrë me rastin dhe…

Lajme

03/02/2026 17:49

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Rastavicë të Deçanit, ku janë përplasur dy vetura.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, nga aksidenti një person ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë ndihmë mjekësore në QKMF-në e Deçanit.

Policia është duke u marrë me rastin dhe po heton shkaqet që çuan deri te aksidenti.

Mediat lokale kanë publikuar pamje nga aksidenti.

Aty shihet një kamion dhe vetura e Policisë.