Specialja e konfirmon që Thaçi dhe të tjerët do të thonë fjalët përfundimtare me 9 shkurt: Do të vlerësohet pesha dhe besueshmëria e dëshmitarëve dhe secila provë
Gjykata Speciale ka publikuar një video përmbledhese të procesit të gjykimit në Hagë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, duke shpjeguar atë se çfarë ka ndodhur që nga konfirmimi i aktakuzës e deri tek paraqitja e dëshmitarëve. Specialja ka njoftuar se deklarimet përmbyllëse nga mbrojtja do të bëhen nga data 9…
Lajme
Gjykata Speciale ka publikuar një video përmbledhese të procesit të gjykimit në Hagë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, duke shpjeguar atë se çfarë ka ndodhur që nga konfirmimi i aktakuzës e deri tek paraqitja e dëshmitarëve.
Specialja ka njoftuar se deklarimet përmbyllëse nga mbrojtja do të bëhen nga data 9 shkurt, dhe më pas gjyqtarët do të fillojnë vlerësimet e tyre konfidenciale.
“Fjalët përfundimtare në gjyqin Thaçi etj. do të fillojnë më 9 shkurt”, ka njoftuar Specialja.
Sipas njoftimit të Gjykatës, do të vlerësohet pesha dhe besueshmëria e secilit prej dëshmitarëve dhe secila pjesë e provave që janë ofruar.