Tri vite vite e katër muaj burgim dhe 800 euro gjobë për të akuzuarin për vjedhje dhe vjedhje të rëndë në Pejë
Gjykata Themelore në Pejë, ka shpallur aktgjykimin përmes video-lidhjes apo video-incizimit, ndaj të pandehurit E.K, për veprat penale “vjedhje e rëndë” dhe vjedhje. Gjykata e ka shpallur të pandehurin fajtor për pikat III dhe IV të aktakuzës dhe pas unifikimit të dënimeve e ka dënuar me dënim unik me gjobë 800 (tetëqind) euro dhe dënim…
Lajme
Gjykata Themelore në Pejë, ka shpallur aktgjykimin përmes video-lidhjes apo video-incizimit, ndaj të pandehurit E.K, për veprat penale “vjedhje e rëndë” dhe vjedhje.
Gjykata e ka shpallur të pandehurin fajtor për pikat III dhe IV të aktakuzës dhe pas unifikimit të dënimeve e ka dënuar me dënim unik me gjobë 800 (tetëqind) euro dhe dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tri) vite e 4 (katër) muaj, në të cilin i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 02.07.2025.
Për pikat I, II dhe V të aktakuzës, gjykata ka refuzuar akuzën në bazë të dispozitave ligjore përkatëse, meqenëse Prokurori i Shtetit ka hequr dorë nga aktakuza.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 (tridhjetë) ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit me shkrim. /Lajmi.net/