Subvencione për bujqësinë: Fermerët në Klinë përfitojnë freza
Komuna e Klinës, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, ka njoftuar fermerët të cilët janë përzgjedhur nga Komisioni për t’u subvencionuar me pajisje bujqësore – freza me gjerësi 1.65 metra. Sipas njoftimit zyrtar, shpërndarja e pajisjeve do të bëhet më 5 shkurt 2026, duke filluar nga ora 09:00, sipas numrit rendor të përfituesve. Fermerët…
Lajme
Komuna e Klinës, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, ka njoftuar fermerët të cilët janë përzgjedhur nga Komisioni për t’u subvencionuar me pajisje bujqësore – freza me gjerësi 1.65 metra.
Sipas njoftimit zyrtar, shpërndarja e pajisjeve do të bëhet më 5 shkurt 2026, duke filluar nga ora 09:00, sipas numrit rendor të përfituesve.
Fermerët me numra rendorë 1 deri në 55 janë të obliguar të paraqiten në orën 09:00, ndërsa përfituesi me numër rendor 56 duhet të paraqitet në ora 13:00.
Shpërndarja e frezave do të realizohet në ambientet e Palestrës Sportive “Adem Jashari” në Klinë.
Nga Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural bëhet e ditur se prania e fermerëve përfitues në kohën e caktuar është e detyrueshme, pasi mospjesëmarrja nënkupton humbjen e të drejtës për përfitim nga ky subvencion.
Ky aktivitet realizohet në kuadër të mbështetjes së Komunës së Klinës për zhvillimin e sektorit bujqësor dhe fuqizimin e fermerëve lokalë.