Aksion kundër energjisë ilegale, shkyçje në rajonin e Prizrenit
KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se gjatë muajit janar 2026, Inspektoriati i saj, në bashkëpunim me njësitë operuese, ka vazhduar aksionin për identifikimin dhe shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit të lidhjeve ilegale. Sipas njoftimit, gjatë këtij muaji janë realizuar gjithsej 28 shkyçje për lidhje ilegale, të ndara sipas njësive: Prizren – 7 shkyçje Suharekë – 20 shkyçje…
Lajme
KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se gjatë muajit janar 2026, Inspektoriati i saj, në bashkëpunim me njësitë operuese, ka vazhduar aksionin për identifikimin dhe shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit të lidhjeve ilegale.
Sipas njoftimit, gjatë këtij muaji janë realizuar gjithsej 28 shkyçje për lidhje ilegale, të ndara sipas njësive:
- Prizren – 7 shkyçje
- Suharekë – 20 shkyçje
- Malishevë – 1 shkyçje
KRU “Hidroregjioni Jugor” ka theksuar se nuk do të ketë asnjë formë tolerance ndaj konsumatorëve që keqpërdorin ujin e pijshëm ose realizojnë lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit.
“Ftojmë të gjithë konsumatorët që të respektojnë rregullat, të legalizojnë lidhjet dhe të kryejnë obligimet e tyre me kohë, në mënyrë që të sigurohet furnizim i rregullt dhe i qëndrueshëm me ujë të pijshëm për të gjithë”, thuhet në njoftim.