Incident i rëndë në Gjakovë: Një person lëndon veten dhe kushërirën e tij me thikë

Një incident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në fshatin Osek Hilë të Gjakovës, ku një person i moshës madhore dyshohet se ka lënduar veten dhe kushërirën e tij pas një mosmarrëveshjeje. Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Gjakovën, Vlera Krasniqi, ku tha se një person ka…

Lajme

03/02/2026 13:45

Një incident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në fshatin Osek Hilë të Gjakovës, ku një person i moshës madhore dyshohet se ka lënduar veten dhe kushërirën e tij pas një mosmarrëveshjeje.

Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Gjakovën, Vlera Krasniqi, ku tha se një person ka therur me thikë veten dhe kushërirën e tij.

“Rreth orës 11:00, në fshatin Osek Hilë – Gjakovë, është raportuar se një mashkull i moshës madhore, pas një mosmarrëveshjeje ka lënduar veten dhe kushërirën e tij, po ashtu të moshës madhore.
Lëndimet dyshohet se janë shkaktuar me mjet të mprehtë (lëndime të lehta trupore), të dy personat e përfshirë kanë marrë trajtim mjekësorë”, tha ajo.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore./Lajmi.net/