Nis seanca ndaj Endrit Nikës, prindërit e viktimës po ndjekin zhvillimet përmes lidhjes online

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka filluar seanca gjyqësorë ndaj të akuzuarit Endrit Nika. Nika akuzohet për vrasjen e të dashurës së tij argjentinase M.K.U. I akuzuari është sjellë në sallë nën pranga dhe nën masa të rrepta sigurie, raporton lajmi.net. Për të ndjekur këtë seancë të pranishëm në sallë  nuk janë prindërit e viktimës,…

Lajme

03/02/2026 13:29

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka filluar seanca gjyqësorë ndaj të akuzuarit Endrit Nika.

Nika akuzohet për vrasjen e të dashurës së tij argjentinase M.K.U. I akuzuari është sjellë në sallë nën pranga dhe nën masa të rrepta sigurie, raporton lajmi.net.

Për të ndjekur këtë seancë të pranishëm në sallë  nuk janë prindërit e viktimës, po rata do të kenë mundësinë që të jenë të lidhur përmes një video-call që po mundësohet nga organet e rendit.

Në këtë seancë pritet që Nika të deklarohet në lidhje me ngjarjen, përmes pyetjeve të prokurorit të rastit.

Ngjarja kishte ndodhur në një hotel në Fushë Kosovë, ku sipas aktakuzës së Prokurorisë, i akuzuari Endrit Nika, pas një mosmarrëveshjeje paraprake me viktimën, me dashje për ta privuar nga jeta, kishte nxjerrë kornizën e dritares dhe e kishte hedhur atë nga dritarja e dhomës së hotelit, nga kati i gjashtë.

Si pasojë, viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe, pavarësisht trajtimit mjekësor, kishte ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Prokuroria vazhdon të mbrojë qëndrimin se Endrit Nika e ka hedhur viktimën nga kati i gjashtë i hotelit, duke e cilësuar rastin si vrasje të kryer me dashje.

Më 15 dhjetor ka dështuar zhvillimi i seancës ndaj të akuzuarit.

Seanca u shty me propozim të mbrojtjes së të akuzuarit, pasi kërkoi që të dëgjohet si dëshmitare edhe doktoresha e cila ia pati dhënë ndihmën e parë viktimës, deri në Emergjencë.

Familja e argjentinases së vrarë më 2023 në Fushë-Kosovë ishte gati që përmes lidhjes online të merrte pjesë në seancë, por ajo nuk u mbajt të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Kurse në seancën e shqyrtimit fillestar më 28 maj të këtij viti, i akuzuari është deklaruar i pafajshëm./Lajmi.net/