Dyshohet për manipulim të votave në Viti, komisionerët nën hetim

Prokuroria Themelore në Gjilan dhe Policia e Kosovës janë duke intervistuar disa persona Viti nën dyshimin “ Falsifikim i rezultateve të votimit”. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani. “Jemi në proces të intervistimit në koordinim me prokurorin e shtetit të personave të dyshimtë të qendrës komunale…

Lajme

03/02/2026 13:16

Prokuroria Themelore në Gjilan dhe Policia e Kosovës janë duke intervistuar disa persona Viti nën dyshimin “ Falsifikim i rezultateve të votimit”.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani.

“Jemi në proces të intervistimit në koordinim me prokurorin e shtetit të personave të dyshimtë të qendrës komunale të votimit në Viti, lidhur me veprën penale “ Falsifikim i rezultateve të votimit”. Për ecurinë e hetimit të këtyre rasteve do të ju njoftojmë me kohë”, ka thënë ai.

Deri më tani ka komisionerë të arrestuar dhe të ndaluar në Prizren, Mitrovicë dhe Malishevë në lidhje me dyshimet për keqpërdorim me vota.

Ndërkaq edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës ka autorizuar Policinë që të nisë grumbullimin e provave për keqpërdorim të votës edhe në Podujevë, Drenas e Obiliq. /Lajmi.net/