Avokati i njërit prej të intervistuarve për “manipulim të votave” në Viti: Pas marrjes në pyetje, klienti im u lirua
Në Gjilan po vazhdon intervistimi i disa personave të dyshimtë në kuadër të hetimeve që po bëhen për manipulim të rezultatit zgjedhor nga zgjedhjet nacionale të 28 dhjetorit në Viti. Prokuroria në Gjilan ka konfirmuar sot se po realizohet intervistimi në kuadër të hetimeve për këtë çështje. Derisa intervistimi po vazhdon, avokati Kadri Sylaj i…
Lajme
Në Gjilan po vazhdon intervistimi i disa personave të dyshimtë në kuadër të hetimeve që po bëhen për manipulim të rezultatit zgjedhor nga zgjedhjet nacionale të 28 dhjetorit në Viti.
Prokuroria në Gjilan ka konfirmuar sot se po realizohet intervistimi në kuadër të hetimeve për këtë çështje.
Derisa intervistimi po vazhdon, avokati Kadri Sylaj i cili ka mbrojtur njërin nga të dyshuarin në rasti ne manipulimit të rezultatit zgjedhor, tha se pas marrjes në pyetje i njëjti është liruar.
“Unë kam qenë prej Odës së Avokatëve, i caktuar sipas detyrës zyrtare, me mbrojt një të dyshuar nga Komuna e Vitisë. Intervistimi ka qenë në rregull. Nuk është ndaluar klienti, domethënë i dyshuari është liruar. Pastaj vazhdon procedura. Besoj që do të vazhdojë procedura dhe do të jem i angazhuar edhe deri në fund të procedurës me mbrojt klientin tim për të cilin kam qenë sot prezent kur është intervistuar“, tha ai./Lajmi.net/