26 vjet nga dëbimi i shqiptarëve në veri, Ramadani kërkon drejtësi për viktimat: Një kriminel Oliver Ivanoviq udhëhoqi grupet terroriste serbe
Burim Ramadani, anëtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka publikuar një mesazh të qartë dhe të drejtpërdrejtë për përkujtimin e 26-vjetorit të ngjarjeve tragjike të 3 dhe 4 shkurtit 2000 në veri të Mitrovicës, kur dhuna dhe terrori serb çuan në vrasjen e civilëve shqiptarë dhe dëbimin e familjeve nga shtëpitë e tyre.…
Lajme
Burim Ramadani, anëtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka publikuar një mesazh të qartë dhe të drejtpërdrejtë për përkujtimin e 26-vjetorit të ngjarjeve tragjike të 3 dhe 4 shkurtit 2000 në veri të Mitrovicës, kur dhuna dhe terrori serb çuan në vrasjen e civilëve shqiptarë dhe dëbimin e familjeve nga shtëpitë e tyre.
Në postimin e tij, Ramadani shprehet se ato ditë “shënuan një kapitull të errët në historinë e komunitetit shqiptar në veri”, duke theksuar se dhuna e ushtruar nuk duhet të harrohet dhe as të mbetet pa përgjegjësi, transmeton lajm.net.
“Para 26 vjetësh, më 3 dhe 4 shkurt 2000, një kriminel si Oliver Ivanoviq udhëhoqi grupet terroriste serbe në dëbimin e shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës. Ato ditë, 10 civilë shqiptarë u vranë dhe shumë familje u dëbuan me forcë. Kjo dhimbje kolektive na kujton se drejtësia dhe ndarja e përgjegjësisë për krimet ndaj popullatës nuk duhet të ndalet”, shkruan Ramadani.
Ai rikujton edhe ngjarjet juridike dhe kriminale që pasuan vite më vonë: dënimin me 9 vite burg të Oliver Ivanoviqit në janar 2016, vrasjen e tij në janar 2018 nga elementë të tjerë kriminalë, si dhe arratisjen e të dyshuarit Milan Radojçiq në nëntor 2018, i cili qysh atëherë ka hyrë ilegalisht disa herë në territorin e Republikës së Kosovës, sipas paralajmërimeve zyrtare.
Ramadani gjithashtu lidh atë histori tragjike me zhvillimet e fundit në veri, duke përmendur sulmin e armatosur të 23 shtatorit 2023 në Banjske të Zveçanit, një ngjarje që tronditi sërish stabilitetin dhe sigurinë në zonë dhe riktheu në kujtesë problemet e vazhdueshme të sigurisë kufitare dhe tensionet komunitare.
“Kujtesa e viktimave dhe kërkesa për drejtësi nuk është vetëm një akt simbolik – është detyrë e gjeneratave për të ardhmen që të mos përsëriten këto tragjedi,” përfundon Ramadani në postimin e tij, duke ftuar për bashkëpunim institucional dhe angazhim të përhershëm për drejtësi dhe paqe.
Postimi i plotë: